Se cerchi la migliore clinica dentale in Albania, affidati a ArtDent Clinic. Il nostro team di dentisti esperti utilizza tecnologie moderne e trattamenti avanzati per garantirti:

10 keshillat per dhembe te shendetshem

 

  1. Pastroni dhëmbët rregullisht. Kjo është më qenësorja për një shëndet të mirë oral, për dhëmbë të shëndoshë dhe buzëqeshje të lumtur. Kujdesi dhe pastrimi i rregull i dhëmbëve pas çdo vakti dhe para gjumit është i domosdoshëm, pastrimi i rregullt e eliminon pllakën dentare përkatësisht prishjen e dhëmbëve, pastron mishrat dhe parandalon sëmundjen e tyre si dhe e freskon frymëmarrjen. Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet të paktën dy herë në ditë, para gjumit gjithsesi.
  2. Pastrojeni gjuhën. Gjatë pastrimit të dhëmbëve, mos e harroni pastrimin e gjuhës. Papastërtitë qëndrojnë edhe në gjuhë dhe këto jo vetëm që japin aromë jo të mirë të gojës, ato mund të çojnë në probleme të tjera shëndetësore dhe sëmundje të gojës. Butësisht fshijeni gjuhën me brushë sa herë që i pastroni dhëmbët.
  3. Ndërroni furcat e dhembeve rregullisht. Furcat e dhembeve konsumohen me kalimin e kohës. Vjetërsimi i furcave te dhembevee redukton aftësinë e saj për pastrim, andaj, ju rekomandoj që të blini brusha cilësore dhe ato t’i ndërroni çdo tre muaj. Kur blini furce dhembesh te re në kënd të saj mund ta shënoni datën e fillimit të përdorimit, kështu do ta keni më të lehtë ta kujtoni se ka ardhur koha e ndërrimit. Po ashtu ndërroni ato nëse ndërkohë gjatë përdorimit keni pasur ndonjë infeksion ose sëmundje.
  4. Përdorni perin dentar. Brusha nuk depërton në zonat e ngushta në mes të dhëmbëve, andaj çdo herë para gjumit, ju duhet ta përdorni perin dentar për t’i hequr mbetjet në mes të dhëmbëve.
  5. Reduktoni lëngjet dhe sheqernat. Reduktoni maksimalisht lëngjet e gazuara dhe ushqimet që përmbajnë sasi të larta të sheqerit. Ato janë armiqtë më të mëdhenj të dhëmbëve tuaj, ushqehuni sa ma shëndetshëm që të keni dhembë të shëndoshë, frutat dhe perimet duhet të jenë vazhdimisht pjesë e dietës tuaj.
  6. Ndërpriteni duhanin. Ky ves është mjaft i rrezikshëm dhe i keq për shëndetin dhe çon në shumë probleme dentare. Thjesht shmangni duhanin për të shmangur aromën e keqe, ngjyrosjen e dhëmbëve dhe më të keqën kancerin e gojës.
  7. Largoni zakonet e këqija. Këshilloni fëmijët tuaj që të mos zhvillojnë zakone të këqija që ndikojnë negativisht tek dhëmbët, të tilla si thithja e gishtit, përtypja e lodrave, fjetja me shishe, biberonët mashtrues, etj. Të gjitha këto mund të çojnë në probleme serioze të dhëmbëve dhe nofullave, prandaj nëse vëreni zakone të tilla te fëmijët tuaj, ndaloni ato. Edhe prindërit i këshillojë të mos i përtypin lugët e makiatos.
  8. Flourizoni dhëmbët. Flourizimi luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe forcimin e dhëmbëve, andaj edhe nevojitet që të aplikohet tretmani i fluorizimit të dhëmbëve. Fluorizimi i dhëmbëve është një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbëve dhe për t’i bërë ata më të fortë dhe më imun ndaj acideve të cilat çojë në dëmtimin e dhëmbëve dhe hapjen e zgavrave.
  9. Pini ujë rregullisht. Uji është pija më e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm – përfshirë shëndetin oral. Shumë studime të reja mbi shëndetin oral, rekomandojnë që të pihet ujë pas çdo çdo vakt. Kjo mund të ndihmojë pastrimin e disa nga efektet negative të ushqimeve dhe pijeve me ngjyrues.

10. Vizitojeni klinikën stomatologjike të paktën dy herë në vit. Vizitat dentare duhet bërë jo vetëm kur keni dhimbje ose probleme me dhëmbët. Përmes check-up-it dentar që në vendin tonë përgjithësisht është falas, ju mësoni mbi gjendjen e shëndetit tuaj oral dhe mund të përfitoni më ndonjë ndërhyrje të lehtë apo pastim profesional në vend që prisni prishje të mëdha që do ta bëjnë mjekimin më të vështirë dhe të më të kushtueshëm.

Leave A Reply