Endodoncia

Çfarë është Endodontia?

Endodontia është degë e stomatologjisë që merret me pulpën dentare dhe indet që rrethojnë rrënjët e dhëmbëve. Trajtimi endodontik, ose trajtimi i kanalit të rrënjës, përfshin kujdesin e indit të butë të pulpës brenda dhëmbit.

Çfarë bëjnë endodontistët?
Endodontistët e trajnuar (specialistë dentarë) riparojnë indet brenda dhëmbit tuaj. Ata diagnostikojnë dhe trajtojnë shkaqe komplekse të dhimbjes së dhëmbëve, siç janë absceset ose infeksionet. Mjekët endodontë kryejnë trajtime të kanalit të rrënjës dhe procedura të tjera për të lehtësuar dhimbjen, duke punuar për të ruajtur dhëmbin tuaj natyral.

Endodontistët bëhen specialistë duke kryer dy ose më shumë vite trajnim të avancuar në endodonti pas përfundimit të shkollës dentare. Ata kryejnë procedura rutinë, por edhe të vështira dhe komplekse, duke përfshirë trajtimin e kanalit të rrënjës, kirurgjinë endodontike dhe procedura të veçanta për të ruajtur dhëmbët pas traumave dentare. Duke u përqendruar në trajtime specifike si kanali i rrënjës, kirurgjia dhe trauma, endodontistët janë ekspertë në menaxhimin efikas të një game të gjerë problemesh komplekse endodontike. Teknologjitë e avancuara dhe teknikat e specializuara që përdorin u japin atyre një pamje të saktë të brendësisë së dhëmbit dhe u mundësojnë të kryejnë trajtime me precizion dhe shpejtësi.

Duke ruajtur dhëmbin tuaj, një endodontist mund t’ju ndihmojë të mbani një buzëqeshje natyrale.

Orari i hapjes

Monday – Friday 8.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm
Sunday 10.00 – 9.00 pm

Na Telefononi

Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.

Mbushje të thjeshta me kompozit – Mbushje të bardha

Pllaka bakteriale që vesh dhëmbët bën që pak nga pak struktura e dhëmbit të prishet. Ky dëmtim fillon me dëmtimin e strukturës së smaltit, që është shtresa e sipërme e cdo dhëmbi dhe më pas, nëse mjekimi nuk kryhet në kohë, dëmtimi vazhdon duke depërtuar në strukturën e dentinës së dhembit, e cila ndodhet poshtë shtresës së smaltit. Parandalimi i dëmtimit të shtresës së smaltit që vesh dhëmbin është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe këshillohen konsulta dhe ekzaminime kontrolli tek mjeku stomatolog cdo 6 muaj.
Smalti është shtresa më e fortë mbrojtëse e dhembit. Pas pishjes së saj agjentët mikrobial e kanë shumë të thjeshtë të avancojnë në dentinën e dhëmbit e cila si strukturë është më pak e fortë.
Prishja e dhembit varion si në thellësi ashtu edhe në pozicione. Në varësi të shkallës së dëmtimit të kurorës së dhëmbit ashtu edhe të zonës së prekur ndryshson edhe trajtimi.
Nëse dëmtimi i kurorës së dhembit nuk ka përparuar aq sa të prekë pulpën dentare, apo nervin si quhet në gjuhën e zakonshme, atëhere aplikohet rikonstruktimi i thjeshtë i dhëmbit me mbushje te bardhë (kompozit), i cili në klinikën tonë është i cilesisë më të mirë.

Mbushje të bardhe + Trajtim dhe mbushje kanali

Nese procesi karioz avancon duke prekur pulpën dentare, pacienti fillon të ndjejë dhimbje dhe drejtohet tek mjeku. Në këto kushte, bëhet e nevojshme pastrimi i indeve të demtuara në kurorën e dhembit dhe hiqet pulpa dentare e cila është infektuar. Në vijim, pastrohen dhe trajtohen kanalet e rrenjës ku më parë ndodhej pulpa e shëndetshme dhe mbushja e tyre. Kujdesi që tregohet gjatë punës për cdo fazë trajtimi garanton një rezultat shumë të kënaqshem që zgjat në kohë. Kjo procedurë quhet trajtim endodontik, në të cilin përvec heqjes së pulpës dhe mbushjes së kanaleve dentare, bëhet dhe rikonstruktimi i kurorës së dhëmbit me kompozit.

Rindërtim i dhëmbit me vida qelqi

Shpesh herë, kur kurora është mjaft e dëmtuar atëhere për rindërtimin e strukturës së dhembit përvec kompozitit, na vijnë në ndihmë edhe vidat e vogla të posacme. Këto vida rrisin qëndrueshmërinë e punimit. Vidat që në përdorim janë prej qelqi, estetike dhe me një përshtatshmëri të lartë duke mos u bëre shkak për thyerjen e dhëmbit sikurse ndodh në rastin e përdorimit të vidave të vogla metalike të cilat në shumë raste pas njëfare kohe shkaktojnë thyerje të dhëmbit.

Vëmendje !

Në 80% të rasteve një trajtim endodontik kërkon edhe vendosjen e një korone protetike / këllëf dentar në pamundësi për të realizuar një kurorë dhëmbi të qëndrueshme nëpërmjet mbushjes me kompozit me apo pa ndihmën e vidave.

Sa kohë kërkohet për një trajtim endodontik në Tiranë?
Brenda seancës. Pa dhimbje.

Në këtë përgjigje përjashtohen rastet e trajtimeve endodontike ku është infektuar apeksi i dhembit dhe zona përreth tij. Ky trajtim kërkon disa seanca për tu përfunduar trajtimi i infeksionit të rrënjës. Në raste kur as trajtimi endodontik nuk jep rezultatin e dëshiruar, këshillohet ndërhyrja kirurgjikale që quhet rezeksion apikal.

Misioni ynë është të ofrojmë kujdes dentar cilësor për çdo moshë, duke punuar si një ekip i koordinuar dhe profesionist. Në kliniken tonë dentare në Shqipëri, trajtojmë çdo pacient me durim, korrektësi dhe profesionalizëm.

Kontakte

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.

Na gjeni ketu