Fasetat dentare në qeramikë
Janë shtresa të holla prej qeramike të cilat integrohen në pjesën e përparme te 10-12 dhëmbëve frontale natyrale. Janë punime shumë fine. Për vendosjen e tyre realizohet një dekortikim shumë minimalist. Aplikohen mbi dhëmbë të padëmtuar nga ana morfologjike, të padekoloruar, në dhëmbë vitale, të shëndetshëm. Ato imitojnë morfologjinë e dhëmbit ku vendosen dhe përmiresojnë estetikën në menyrë të menjëhershme. Fasetat nuk pësojnë ndryshime në ngjyrë me kalimin e kohës duke qenë se janë shumë rezistentë në kontakt me pigmente të ndryshme që gjenden në ushqime apo pije.
Fasetat Veeners Emax / Disilikat
Ju mundesojnë një estetikë të shkëlqyer duke zhdukur kështu dekolorimet e pakëndshme të dhëmbëve apo shenja, gërvishtje si rezultat i mbushjeve të vjetra të dëmtuara. Janë miniinvazive. Për të vendosur fasetat Emax Veeners pacienti duhet të ketë një gjendje të mirë të paradontit, në mënyrë që punimi të ketë rezultat të shkëlqyer dhe jetëgjatësi që varion nga 5 deri ne 20 vjet. Për një jetëgjatësi sa më të madhe kriter kryesor është mirëmbajtja e higjenës orale.
Zbardhja e dhëmbeve
Është një procedurë shumë e parapëlqyer nga ana estetike sidomos në dekadën e fundit. Ketë trajtim e preferojnë pacientët që kanë deshirë për të patur dhëmbë sa më të bardhë edhe pa patur dekolorime të theksuara apo pacientë që kanë ndryshime të moderuara në ngjyrën e dhëmbeve. Pacientët e grupit të dytë janë ata që kanë një problem të vërtetë estetik prej dhëmbeve që kanë ndryshuar ngjyrë. Ndryshimi i ngjyrës vjen si rezultat i gjenetikës, moshës së avancuar, cilësisë së smaltit (karakteristike individuale), përdorimit të medikamentve specifike ku mund të përmendim antibiotikët, apo pije me ngjyrë që ndikojnë në tjetërsimin e bardhësisë së dhembëve.
Orari i hapjes
Na Telefononi
Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.
Menu e Shpejtë
Kontakte
Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.