Kirurgjia Orale

Ekstraksion dhëmbi

Një trajtim kirurgjikal është një nevojë në shumë raste. Procedura kirurgjikale më elementare është heqja e një dhembi (ekstraksion). Kjo ndërhyrje është zgjedhja e fundit në listën e trajtimeve dentare, pasi mjeku ka vlerësuar çdo mundësi tjetër trajtimi, por ato nuk kanë pasur rezultat apo indikacione pozitive. Nevojitet ekstraksioni i një apo disa dhëmbëve në rastin kur dhëmbi është i thyer si rezultat i një traume që ka dëmtuar kurorën apo rrënjën e tij, kur infeksioni apikal është i patrajtueshëm, për arsye ortodontike, patologji paradontale, kur dhëmbi apo dhëmbët janë të mbetur në nofull, dhëmbë supranumeratum të eruptuar apo të paerruptuar, dhëmbë të keqpozicionuar, dhëmballet e pjekurisë, dhëmbët e qumështit të ankilozuar që pengojnë daljen normale të dhëmbëve të përhershëm tek fëmijët, rrënjë dhëmbësh të mbetura në arkadën dentare, etj.

Përveç ekstraksionit të dhëmbëve, si ndërhyrje kirurgjikale në klinikën tonë ART DENT, të kryera nga mjekë kirurgë të specializuar, ofrohet edhe:

Rezeksioni apikal i dhëmbëve anteriore dhe posteriore

Është një ndërhyrje që rekomandohet kur rrënja e dhëmbit është shumë e infektuar dhe metodat endodontike nuk mund të japin rezultatin e kërkuar. Kjo teknikë mundëson ruajtjen e dhëmbit në arkadë dhe moslejimin e përhapjes së infeksionit në hapësirën përreth rrënjës së tij.

Zgjatimi i kurorës së dhëmbit

Është e nevojshme zgjatimi i kurorës së dhëmbit për arsye estetike dhe protetike. Kjo procedurë kryhet duke ndërhyrë tek gingiva dhe kocka përreth.

Rimodelim i mishrave të dhëmbëve

Për përmirësimin e estetikës dhe një buzeqeshje të bukur. Konsiston në rikthimin e anatomisë normale të gingivave kur ato janë me hiperplazi ose të inflamuara. Në këto raste pacienti mund të dallojë me sy të lirë ndryshimin e gingivës në formë, ngjyrë apo në disnivel.

Orari i hapjes

Monday – Friday 8.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm
Sunday 10.00 – 9.00 pm

Na Telefononi

Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.

Ripozicionim i frenulumit të buzës së sipërme, të poshtme dhe gjuhës

Përmirëson dukshëm problemet në të folur. Realizohet korrigjim dhe mosavancim i diastemave. Frenulumi shumë i shprehur i buzës së poshtme ndikon në zbuluarjen e rrënjëve të dhëmbëve të poshtëm.

Rimbulim të rrënjëve të zbuluara

Kjo problematikë shkaktohet si rrjedhojë e sëmundjeve paradontale, traumave okluzale, përdorimit të furçave të ashpra të papërshtatshme për larjen e dhëmbëve, etj.

Alveotomia

Kjo procedurë konsiston në heqjen e një pjese të kockës së nofullës për të bërë të mundur heqjen e një dhëmbi të paerruptuar ose pjesërisht të erruptuar. Më shpesh përdoret për heqjen e dhëmbit të fundit.

Shtim Kocke

Kur një pjesë kocke nga nofulla ka humbur plotësisht si rezultat i një traume apo rezorbimi radikal, realizohet shtim me kockë artificiale dhe analoge për të realizuar protezimin apo vendosjen e implanteve.

Sinus Lift

Pas ekstraksioneve dentare në nofullën e sipërme, ndodh pneumatizimi i sinuseve maksilare dhe rezorbimi i kockës. Për të rregulluar këtë defekt realizohet procedura e plotësimit me kockë artificiale dhe membrane. Me anë të kësaj teknike ne bëjmë të mundur krijimin e kushteve të përshtatshme për vendosjen e implanteve dentare të cilët inserohen pas 6-9 muajsh pasi kocka e re të jetë formuar.

Split Crest

Na ndihmon kur pacienti ka lartësi kockore por trashësi të pamjaftueshme. Realizohet ekspandim i kockës së nofullës, mbushje me kockë artificiale dhe vendosje e implantit.

PRF – ( Plate Reach Fibrine )

Marrje gjaku për të prodhuar fibrinën e cila shërben për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe mbrojtje të plagës nga infeksionet.
Misioni ynë si ekip dentar është të punojmë së bashku si një njësi për të ofruar kujdesin më të mirë në dispozicion për të gjitha moshat. Ne trajtojmë pacientët tanë me durim dhe mirësi

Kontakte

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.

Na gjeni ketu