Estetike Filler

Me anë të Ac. Hialuronik mund të realizohen disa trajtime të fytyrës:

  1. Mbushja e rrudhave të fytyrës (p.sh. brazdat rino-parietale)
  2. Suport i brendshëm i rrudhave (p.sh. rrudhat në cepat e buzëve)
  3. Zmadhim i buzës së sipërme ose të poshtme
  4. Zmadhim i mollëzave ose i mjekrës
  5. Mbushja e faqeve apo e zonave të tjera që paraqesin atrofi
  6. Lifting i fytyrës me Ac. Hialuronik (liquid face lift)
  7. Korrigjimi i brazdave poshtë qepallave (tear trough)
  8. Trajtime të personalizuara.

Kush mund të përfitojë nga kjo terapi

Ac. Hialuronik është një material absolutisht i sigurt që nuk shkakton reaksione alergjike apo efekte të tjera anësore. Terapitë që ne aplikojmë kanë të bëjnë me injektimin e Ac. Hialuronik. Pas injektimit, Ac. Hialuronik mbetet në trup për 10-14 muaj. Pas kësaj periudhe ai shpërbëhet dhe absorbohet nga organizmi. Me anë të injeksionit të Ac. Hialuronik mund të korrigjohen shenjat e ndryshme të plakjes së fytyrës ose të riforcohen disa tipare të saj. Në duart e një mjeku me përvojë kjo terapi mund të korrigjojë në mënyrë të përkryer ndryshimet e sjella nga plakja, duke ofruar një shumëllojshmëri alternativash, ose duke riforcuar më tej rezultatin e ndërhyrjeve të mëparshme. Nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar për të filluar trajtimin me Ac. Hialuronik. Në moshat më të reja, terapia orientohet përgjithësisht drejt theksimit të disa tipareve, si p.sh. ato të buzëve dhe mollëzave. Në mosha më të avancuara terapia synon fitimin e një pamjeje më rinore të fytyrës.

Teknikat

Fytyra ndahet në seksione dhe çdo zonë analizohet veçmas në mënyrë që të identifikohen të gjitha difektet e mundshme. Bazuar në disa shenja të fytyrës vizatojmë linjat e orientimit, të cilat do të na mundësojnë një analizë të plotë dhe konstatimin e asimetrive të mundshme të fytyrës. Në vazhdim, me ndihën e këtyre linjave realizohet injektimi i Ac. Hialuronik të duhur në vendet që kanë nevojë për riforcim. Terapia ka për synim në njërën anë zvogëlimin e rrudhave dhe në anën tjetër tonifikimin e zonave të relaksuara. Përveç kësaj, Ac. Hialuronik përdoret për të përmirësuar disa tipare të tjera të fytyrës.

Në mënyrë që të minimizojmë dhimbjen e injeksioneve, përdoret një kremë anestetike e posaçme (EMLA) e cila aplikohet para çdo seance. Injeksionet me Ac. Hialuronik përmbajnë edhe ato agjentë anestetikë shtesë, të cilat sigurojnë një zvogëlim të mëtejshëm të dhimbjes.

Në zona si faqet, qafa dhe sytë përdoren të ashtuquajturat “skin boosters”, d.m.th. injeksione Ac. Hialuronik me veprim të trefishtë. Së pari përmirësojnë hidratimin e lëkurës dhe rrisin elasticitetin e saj. Së dyti, me injeksionin e duhur, arrihet ulja e relaksimit (liquid face lift) dhe në një kohë të mëvonshme stimulohet prodhimi i kolagjenit endogjen dhe i qelizave staminale, duke i dhënë lëkurës se fytyrës një pamje akoma më rinore.

Në rastin e buzëve dhe të gojës, mund të përshtatim trajtimin në mënyrë që të arrihet rezultati i dëshiruar. Mund të korrigjojmë këndin e buzëve, të zvogëlojmë rrudhat e theksuara të buzës së sipërme, të tonifikojmë konturin e buzëve ose të zvogëlojmë strijet e holla vertikale të buzëve.

Pas trajtimit

Menjëherë pas terapisë bëhet një masazh i lehtë me një kremë të posaçme, e cila e qetëson akoma më shumë fytyrën dhe zvogëlon edemën e mundshme. Zakonisht nuk ngelen shenja pas trajtimit dhe shumica e pacientëve u rikthehen menjëherë punës dhe aktiviteteve të përditshme. Në varësi të trajtimit që aplikohet, mund të duhen 2-5 ditë që Ac. Hialuronik të akumulojë sasi të mjaftueshme uji dhe të marrë formën e tij përfundimtare. Pas trajtimit nuk ka dhimbje dhe ndërlikimet janë shumë të rralla. Gjatë disa procedurave zbatohen protokolle të tjera dhe injeksionet bëhen gradualisht me intervale tremujore, në mënyrë që të fitohet një kohëzgjatje ideale e rezultatit.

Rezultatet e trajtimit me Ac. Hialuronik Trajtimi zgjat rreth 10-14 muaj. Megjithatë, në zona si buza, si rezultat i lëvizshmërisë dhe i aktivitetit natyral të enzimës hialuronidazë, veprimi i Ac. Hialuronidik është zakonisht më i shkurtër, rreth 6-8 muaj. Aplikimi i kësaj substance bëhet në sasi të caktuara dhe në mënyrë që të mos deformohen tiparet e fytyrës. Rezultatet janë gjithmonë natyrale.

Orari i hapjes

Monday – Friday 8.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm
Sunday 10.00 – 9.00 pm

Na Telefononi

Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.

Të dhëna të përgjithshme

Botox-i kur injektohet shkakton bllokimin selektiv të impulsit nervor të muskujve. Përdoret në kirurgjinë estetike për të eleminuar rrudhat e fytyrës të shkaktuara nga tkurrja e muskujve të mimikës, duke zbutur kështu ose duke eleminuar rrudhat midis vetullave, rrudhat e ballit dhe përreth syve (këmbët e pulës ) dhe nëse dëshirohet, një ngritje e bishtit të vetullave.

Në cilin rast këshillohet

Përdorimi i botox-it këshillohet në rastet e mëposhtme:

  • Rrudha ballore (horizontale)
  • Rrudha të buzëve (përreth gojës)
  • Rrudha dhe brazda midis vetullave
  • Lifting jo kirurgjik i vetullave
  • Këmbët e pulës (rrudha përreth syve)
  • Hiperhidroza e sqetullave, duarve dhe e këmbëve (djersitje e tepërt)
  • Rrudha të fytyrës të llojeve të ndryshme

Rezultatet

Minimizimi ose eleminimi i rrudhave në 5-7 ditë me rezultat përfundimtar deri në 15 ditë. Zgjatja e veprimit nga 4 deri 6-8 muaj me rënie graduale të efektit. E njëjta kohë veprimi edhe në trajtimin e hiperhidrozës

Trajtimi

Trajtimi kryhet në klinikë, pa qenë nevoja për shtrim dhe anestezi. Procedura zgjat rreth 10-15 minuta. Botox-i injektohet me një age të vogël në brendësi të muskujve të mimikës, pra muskujt e shprehjes së fytyrës. Pas procedurës pacienti mund t’i rikthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme.

Pas trajtimit

Nuk nevojitet asnjë trajtim post-operator, veçse duhet shmangur presioni dhe fërkimi i zonës së trajtuar përgjatë orëve të para.

Rreziqe dhe ndërlikime të mundshme

Shqetësimet si dhimbja, ndjenja e rëndimit, skuqja apo nauzea janë të rralla (1,5%) dhe zgjidhen në pak orë. Sipas rastit, mund të krijohen mavijosje përreth qepallave të cilat zhduken zakonisht në 2-3 ditë.

Filler dhe Botox

Botox (injeksionet anti-rrudhe)

Botoxi redukton rrudhat e fytyrës në ballin tuaj, në mes të syve të tu, dhe në zonat delikate rreth syve tuaj, është një injeksion që frenon kontraktimin e muskujve të fytyres të cilët shkaktojnë rrudha gjatë levizjeve muskulare të fytyres. Këto rrudha janë më të shprehura kur qeshim,pra në këndet e syve, kur rrudhim vetullat, pra ndërmjet vetullave, kur ngremë vetullat lart, pra rrudhat që shfaqen në ballë. Pas injektimit të botoxit në keto zona zvogëlohet shfaqja e rrudhave në fytyre, lekura tendoset dhe merr pamje rinore.

Filler (injeksionet mbushese te rrudhave)

Juvederm është një filler Hyaluronic acid që është përdorur për të pakësuar efektet e rrudhave dhe linjat e rreth hundës dhe gojës. Prodhuar duke përdorur teknologjinë HYLACROSS që i jep fillerit(injeksionit mbushes) një strukturë të qëndrueshme xhel, Juvederm jep rezultate tëresisht natyrale në procesin e mbushjes se rrudhave qe zgjasin nga nje deri në dy vjet. Juvederm injektohet direkt në lekure duke realizuar rinimmin e lëkurës tuaj. Juvedermi eshte i kombinuar me Lidocaine për të përmirësuar komoditetin gjatë trajtimit. Procedura zgjat vetëm 15 minuta dhe koha e sherimit eshte rreth nje ore.

Restylane është një xhel transparent qartë i cili perdoret për të mbushur rrudhat statike të fytyres sic jane ato te faqeve,te mjekres,kanalet ne te dyja anet e faqeve,te qafes,te kraharorit,modelim dhe zmadhim buzesh si dhe per ti dhene fytyres konture dhe formë perfekte. Restylane përbëhet nga acidi Hyaluronic,i cili gjendet ne indet tuaj te lëkurës duke ju dhuruar rini shume te gjate.
Restylane mund të përdoret për të zvogëluar pamjen e linjave te ballit midis vetullat tuaja dhe kanalet nasolabial nga rrënja e hundës ne këndet e gojës tuaj. Restylane mund të përdoret për të siguruarmadhesine dhe formën buzëve. Me aftësinë e saj unike për të mbajtur ujin, Restylane mbetet në lëkurën tuaj për shumë muaj.

Misioni ynë si ekip dentar është të punojmë së bashku si një njësi për të ofruar kujdesin më të mirë në dispozicion për të gjitha moshat. Ne trajtojmë pacientët tanë me durim dhe mirësi

Kontakte

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.

Na gjeni ketu