Çfarë është Ortodoncia?
Ortodoncia është një nga degët e stomatologjisë që ndikon rrënjësisht në estetikën dhe funksionin e aparatit oral. Është një investim shumë i rëndësishëm për personat që kanë probleme me kafshimin apo dhëmbë të vendosur në mënyrë jo të rregullt në arkadën dentare. Trajtimet ortodontike që konsistojnë në probleme skeletike (probleme me kafshimin) mund të realizohen në moshë të hershme, para moshës së pjekurisë. Ndërsa rregullimi i drejtimit të dhëmbëve ka një tolerancë më të madhe për sa i përket moshës së pacientit tek i cili do të kryhet trajtimi ortodontik. Drejtimi i dhëmbëve me anë të aparateve ortodontike realizohet edhe pas moshës së pjekurisë. Në varësi të problematikës individuale të pacientit, ndryshon si plani i trajtimit ashtu edhe lloji i aparatit ortodontik që duhet përdorur. Për t’ju dhënë një ide të përgjithshme mbi aparatet ortodontike, ato janë të lëvizshme, fikse metalike, fikse estetike dhe Aligner~INVISALIGN, që është edhe teknologjia e fundit në industri.
Aparatet fikse metalike
Janë aparatet klasike. Përbëhen nga braketat metalike që vendosen në çdo dhëmb dhe një tel i hollë horizontal që vendoset në mesin e çdo brakete. Disavantazh i vogël i këtij aparati është estetika dhe njëkohësisht vendosja e këtij aparati kërkon një kujdes të madh për mirëmbajtjen e higjenës së gojës. Gjatë periudhës që pacienti përdor këtë aparat fiks, mjeku këshillon larjen e dhëmbëve me furça të posaçme në mënyrë që ajo të depërtojë edhe në zonat afër braketave për një pastrim sa më të mirë në mënyrë që të parandalojmë fillimin e një procesi karioz në ndonjë nga dhëmbët të cilët janë të shëndetshëm. Dhëmbët duhet të lahen tre herë në ditë pas ushqimit, goja duhet të shpëlahet herë pas here me shpëlarës të posaçëm që i përdorim edhe në jetën e përditshme për higjienën orale të zakonshme. Pacienti mund të ndiejë pak dhimbje vetëm gjatë periudhës së përshtatjes me aparatin, por kjo nuk është asgjë për tu shqetësuar.
Aparatet fikse estetike
Përbëhen nga braketat prej qeramike, me ngjyrë pothuajse transparente (ngjyrë e bardhë) që vendosen tek çdo dhëmb dhe janë estetikisht shumë të kënaqshme. Në mesin e çdo brakete kalon një tel i hollë i vendosur horizontalisht. Kujdesi për higjenën orale duhet të jetë shumë rigoroz. Me këtë aparat kemi si avantazh një estetikë të përmirësuar në krahasim me aparatin fiks metalik dhe rezultate po aq të suksesshme në trajtimin ortodontik që ndjekim.
Orari i hapjes
Monday – Friday 8.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm
Sunday 10.00 – 9.00 pm
Na Telefononi
Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.
Aligner ~ INVISALIGN
Është aparati ortodontik më avangard. Ai përbëhet vetëm nga një këllef transparent shumë estetik i cili vendoset në arkadën dentare për të paktën 22 orë në ditë. Me INVISALIGN, plani i trajtimit programohet në mënyrë kompjuterike 3D duke ofruar një saktësi maksimale. Për të realizuar ripozicionimin e dhëmbëve do të duhen disa këllefe të cilët ndërrohen çdo 2-3 javë. Që në fillim të procesit, mjeku do të skanojë pamjen 3D të dhëmbëve tuaj me anë të një skaneri të posaçëm (3 SHAPE). Më pas ai përcakton një plan trajtimi në mënyrë dixhitale nga fillimi deri në fund të tij.
Para fillimit të trajtimit ortodontik me Aligner~INVISALIGN, ju keni mundësi të shihni buzeqeshjen tuaj përfundimtare e printuar.
Avantazhet me Aligner ~Invisalign:
Është estetik, komod, higjena dentare është shumë e lehtë për tu mbajtur pasi këllefi mund të hiqet për tu pastruar dhe më pas të rivendoset sërish. Me këtë teknike realizohet trajtimi i një sërë problemesh ortodontike si në denticion qumështi apo të përhershëm ku mund të përmendim: dhëmbët e grumbulluar, mbyllja e hapësirës së theksuar midis dy dhëmbëve frontalë, rregullim i kafshimit të hapur, kafshim i kryqëzuar, kafshim i thellë, drejtim i dhëmbit, etj. Një trajtim ortodontik zgjat 6 muaj deri në 2 vjet. Kjo varet nga lloji i problematikës që po trajtohet, ecurisë dhe disa faktorëve të tjerë individualë të pacientit.
Misioni ynë si ekip dentar është të punojmë së bashku si një njësi për të ofruar kujdesin më të mirë në dispozicion për të gjitha moshat. Ne trajtojmë pacientët tanë me durim dhe mirësi
Menu e Shpejtë
Kontakte
Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.