Probleme me gingivat/mishrat e dhëmbëve ?
Në një kavitet të shëndetshëm oral, dhëmbi është i rrethuar nga gingiva ngjyrë rozë e lehtë, e puthitur, dhe dhëmbi nuk ka lëvizshmëri të dallueshme. Këtë stabilitet e siguron ligamenti periodontal i vendosur përreth qafës së çdo dhëmbi. Gjatë larjes së dhëmbëve nuk ka gjakderdhje, as dhimbje.
Në kushte të një sëmundjeje paradontale ky normalitet dëmtohet. shqetësim mund të jetë irritimi dhe inflamacioni i gingivës përreth dhëmbit në një zonë të lokalizuar apo të përhapur. Gingivat i shohim të fryra, të shoqëruara me dhimbje të lehta. Ndryshime ka edhe në ngjyrën e gingivës e cila nga rozë bëhet e kuqe deri në ngjyrën mavi. Pacienti dallon gjakosje gjatë larjes së dhëmbëve, i ndjen gingivat e rënduara dhe në disa raste i krijohet edhe ndjesia e kruarjes. Gingiva fillon të shkëputet duke krijuar hapësira (xhepat gingival) të cilat bëhen vatra për grumbullime ushqimore dhe mikrobiale. Këto grumbullime favorizojnë avancimin e mëtejshëm të sëmundjes në rast se nuk merret trajtimi i duhur.
Keni lëvizshmëri dhëmbësh?
Rrënjët e dhëmbëve të zbuluar
Shkaktarët :
Shkaktari kryesor për këtë sëmundje është higjena e keqe e gojës, mbushje jo të sakta, mbushje të vjetra, këllefe apo proteza dhëmbësh të dëmtuara, jo të rregullta të cilat krijojnë ambient të favorshëm për depozitime bakteriale dhe sëmundje të paradontit. Njëkohësisht, si shkaktarë të tjerë njihen: predispozita gjenetike, përdorimi i medikamenteve specifike (antidepresantët), stresi, diabeti, shtatzënia, sëmundje kronike si epilepsia apo sëmundjet e zemrës.
Orari i hapjes
Na Telefononi
Ju lutemi ndjehuni të mirëpritur të kontaktoni stafin tonë për çdo pyetje.
Trajtimi :
Si zgjidhje parësore për sëmundjet paradontale, në stadin e tyre fillestar, sugjerojmë pastrimin profesional të pllakatë dentare, njollave dhe gurëzave me anë të aparaturave speciale me ultratinguj. Ky pastrim profesional largon çdo papastërti dhe agjent mikrobial edhe në zonat më të vështira duke lemuar dhe trajtuar dhëmbët dhe rrënjët. Në këtë mënyrë, ne parandalojmë avancimin e sëmundjes apo ndërprerjen e saj nëse është në fazat e para të zhvillimit.
Nëse mjeku vlerëson se sëmundja paradontale është shkaktuar apo është ndikuar nga mbushje jo të rregullta, këllefe apo punime protetike të dëmtuara, duhet të bëhet ritrajtimi i mbushjeve dhe ndërrimi i punimeve protetike të dëmshme për shëndetin tuaj.
Trajtimi vijon me këshilla profesionale dhe të personalizuara sipas nevojës dhe gjendjes së pacientit, ndër të cilat mund të përmendim: përdorimin e rregullt të antiseptikëve të zakonshëm apo solucione mjekësore me përbërje klorheksidine të cilët zbutin shenjat të kësaj sëmundjeje me sukses.
Fluorizimi – për pacientët të cilët janë të predispozuar për të zhvilluar procese karioze. Realizohet fluorizim me anë të llakut apo produkteve xhelatinoze.
Herboterapia – Sterilizim i xhepave (Procedura më inovative)
Në raste kur kemi prani të infeksionit, përdoren antibiotikë, antimykotikë.
Mënyrat terapeutike dhe medikamentoze nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Në raste më të avancuara të sëmundjes, bëhet e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Përmendim kyretimin e hapur dhe të mbyllur.
Lëvizshmëria e theksuar e dhëmbëve trajtohet me metoda ortopedike, ndër të cilat përmendim protezimin, shina apo saldimin e dhëmbëve.
Menu e Shpejtë
Kontakte
Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë mjekësore.